Shiten 70 milionë PlayStation 3

PlayStation 3 doli në shitje në nëntorin e vitit 2006.
PlayStation 2, për gjashtë vite që nga lëshimi i vet në marsin e vitit 2000, shiti mbi 100 milionë njësi.
PS3 u lëshua pas një shtyrje prej 6 muajsh dhe u ballafaqua me konkurrencë të menjëhershme nga Wii i Nintendos, që është një alternativë shumë më e lirë që paraqiti konceptin e kontrolluesve me gjeste.
Konzolla e Sony-it përmbante një procesor qendror të posaçëm të zhvilluar me IBM dhe Toshiba, çipin e fuqishëm Cell, që mori vite dhe miliona dollarë për t’u zhvilluar.
Vëzhgimet e konzollës në fillim ishin shumë optimiste, bazuar në potencialit e vet më të madh se disa lojëra që ishin në dispozicion në kohën kur u lëshua, por disa ishin shumë kritikë rreth asaj se si paraqitja ishte kryer.
PCWorld e vlerësoi pajisjen PS3 si njërën nga “Top 21 dështimet në teknologji të 2006-ës”, duke e kritikuar lëshimin e vonshëm dhe çmimin e lartë. (PC World Albanian)