Një makinë për tu ndjerë sikur jeni jashtëtokësorë
Nëse doni të keni një makinë, të cilën ta shikojnë të gjithë njerëzit në rrugë dhe të mendojnë se ka ardhur nga një planet tjetër, atëherë drejtohuni tek ‘The Car Factory’ në Florida, SHBA.
Ata kanë krijuar modelin “Extra-Terrestrial Vehicle”, që edhe vetë do të thotë makina jashtëtokësore.
Themeluesi i firmës, Michael Vetter, të cilin e quajnë edhe “Kit Car Mike” është një mjeshtër i karrocerive. Ai ka krijuar më shumë se 100 makina ekstreme. Por ky projekt është më ekstravaganti.
Makina është për ata njerëz që janë gati të hipin në çdo makinë.
Si bazë për të krijuar këtë makinë me karroceri ndryshe shërbejnë disa modele makinash duke filluar nga disa modele Chevrolet e duke përfunduar tek Porsche Boxster.
Që të modifikosh makinën këtu kushton së paku 90 mijë euro.