E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shitën me çmim të lartë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, arrestohen 3 shtetas

Policia e shtetit njofton se ka arrestuar 3 shtetas dhe ka proceduar 2 të tjerë në gjendje të lirë, pasi kanë shitur në rrjetet sociale bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmim disa herë më të lartë se ai i vendosur nga FSHF-ja.

“Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave””, shkruhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›