E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet kitara e Lennon

Kitara, me të cilën ka luajtur John Lennon (në foto nga viti 1966) dhe George Harrison nga grupi The Beatles, është shitur për 408,000 dollarë në një ankand.

Instrumenti i ndërtuar në vitin 1966 nga kompania VOX është blerë nga një blerës i paidentifikuar amerikan në Nju Jork.

Harrison ka luajtur me të këngën “I am the walrus” në skenën e një turneu më 1967, ndërsa Lennon e ka përdorur atë në videon për këngën “Hello, goodbye”, në po të njëjtin vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›