E Shtunë, 31 Tetor 2026

Billboard Music Awards 2013

Një nga ngjarjet më të rëndësishme për arenën muzikore është Billboard Music Awards 2013.

Ashtu siç do vit, ky event organizohet në muajin Maj, dhe mbrëmjen e djeshme  shumë artistë të muzikës kanë qënë në Las Vegas.

Një nga  divat e muzikës ishte edhe Jennifer Lopez e cila dha një shfaqe me të vërtetë seksi, me këngën e saj të re të titulluar “Live It Up on Friday”.  Veshja që Jennifer kishte zgjedhur ishte një bodysuit i kuq dhe disa pendë në krahët e saj. Jennifer ishte shoqëruar nga i dashuri i saj Casper Smart.

Mëse në formë, në linjat e duhura edhe pse e kritkuar shumë së fundmi, Christina Aguilera, e veshur me një fustan të zi dukej e mrekullueshme edhe elegante. Ka performuar së bashku me Pitbull këngën e tyre “Feel this moment”.

Selena Gomez, e preferuara e të gjitha vajzave adoleshente, ka performuar në Billboard Awards 2013 me një grup valltarësh dhe veshur një fustan ngjyrë ari që e bënte të shkëlqente si një yll. Ndërsa për momentin e shfaqes në Billboard Selena mbante një fustan të bardhë me të cilin dukej si një zonjushë e vërtetë tepër elegante.

Kombinimi perfekt i të bardhës me të zezën ishte i zgjedhur për këtë event nga Miley Cyrus.

Përfaqësuesja më e denjë e muzikës country, Taylor Swift, shkëlqente gjithashtu nga një fustan i shkurtër ngjyrë  blu i theksuar . Ndërsa për performnacën e mbrëmjes ajo ishte e veshur tepër sport.

Atristët ishin të shumtë, të tjerë mund të përmendin rreperin Chris Brown, Lil Wayne, Avril Lavine, Kelly Rowland.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›