E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja Pronat, hiqet tatimi 10%

Ard Kola

tokeKush zotëron tokë dhe që ia shet dikujt për qëllime bujqësore nuk do të paguajë taksën 10 për qind të tatimit mbi të ardhurat. Kjo masë vjen në vazhdën e lehtësive të qeverisë për fermerin, por ekspertët e fushës dyshojnë se këto janë nderet e fundit të qeverisë në ikje sa i takon mafies së transaksionit me pronat. Në Kuvend u diskua mundësia e heqjes së takës edhe në rastet kur toka dhurohet, skemë e përdorur masivisht mes pjesëtarëve të familjes. Ky variant u hodh nga opozita dhe mbeti për tu diskutuar në ditët e ardhshme. Nga heqja e taksës, efekti në buxhet parashikohet të arrijë në rreth 300 milionë lekë në vit.

Shitja Pronat, hiqet tatimi 10% burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›