E Martë, 3 Nëntor 2026

Shitja e produkteve bio anës rrugës

Aksi i ri rrugor Kardhiq – Delvinë, po i krijon mundësi fermerëve të zonës për të tregëtuar produktet që ata prodhojnë nga tokat e tyre. 
Fermeri Bajram Duro  nga fshati  Plesat i Gjirokastrës,  ka shtuar siperfaqet e mbjella me fruta dhe perime dhe shprehet i kënaqur nga fitimi që po merr këtë sezon. 

Që prej viteve ’90 ai merret me kultivimin e frutave dhe perimeve. Në dy vitet e fundit ka rritur sipërfaqet e mbjella me to në 7 dynym tokë pasi del dhe i tregëton në anë të rrugës se re Kardhiq-Delvinë.
 
Fermeri i vjetër thotë së kërkesat për prodhimet bio janë të shumta, jo vetëm nga vendasit, por edhe nga të huajt.

Interesi i lartë i vizitorëve të huaj për prodhimet bio të fermerëve të Gjirokastrës ka bërë që ata të shtojnë nga viti në vit sipërfaqet e mbjella me kultura të ndryshme.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›