E Martë, 3 Nëntor 2026

Të punosh gjatë pushimeve verore

Në Shqipëri të shumtë janë adoleshentët që punojnë gjatë pushimeve verore.

15 vjeçari Borin Rexha është njëri prej tyre. Ai është nxënës në shkollën teknike austriake “Peter Mahringer”.

Borini ka zgjedhur që gjatë pushimeve verore të këtij viti të punojë me kohë të pjesshme si kamarier në një prej bar-restoranteve në Shkodër.

Borini thotë se ndjehet mirë me punën që ka nisur. Ai thotë se i shërben të zhvillojë aftesitë e tij të komunikimit me klientët të cilët janë edhe të huaj.

15 vjecari ka një thirje edhe për moshatarët e tij. Gjatë pushimeve verore të punojnë, për arsye eksperience, edukimi me punën, por edhe përfitmi monetar.

Pas pak kohe Borini do ti kthehet shkollës dhe studimeve, por eksperienca e përfituar nga puna gjatë kësaj vere do ta ndihmojë që të zhvillohet në aftesitë e komunikimit dhe bashkëpunimit me njerëz të ndryshëm.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›