E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitje rekorde e albumit të Etta James

Ylli i ndjerë i muzikës soul Etta James e ka arritur pozitën e saj më të lartë ndonjëherë në listën e albumeve të shitura, pak ditë pasi vdiq në moshën 73 vjeçare.

Albumi ‘The Best of Etta James’ u ngrit nga vendi i 162-të në vendin e 46-të në Billboard 200.

Më herët, albumet e këngëtares së muzikës soul dhe blues kanë arritur deri në vendin e 68-të, me albumin ‘At Last’ në vitin 1961.

Në përgjithësi, shitjet e albumit të këngëtares janë rritur në 378 përqind në javën e kaluar.

Sipas Nielsen SoundScan, 30 mijë kopje të albumit të saj janë shitur në javën pas vdekjes së saj, krahasuar me vetëm 6 mijë kopje të shitura një javë më parë.

Përmbledhja e hiteve të James e vitit 1997, e titulluar ‘Her Best’, ka arritur në vendin e 59-të në Billboard 200, derisa albumi ‘At Last’ është rifutur në listë, duke arritur në vendin e 96-të.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›