Armëpushimi SHBA-Iran, dy vendet pritet të takohen për bisedime në Pakistan

Teherani ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në që pritet të mbahen sërish në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit.
“Për momentin, nuk kemi plan për raundin e ardhshëm të negociatave, dhe ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme të republikës Islamike Esmail Baghaei, një ditë pasi mediat iraniane raportuan se zyrtarët e vendit të tyre nuk kishin ndërmend të merrnin pjesë në bisedime për shkak të vijimi të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, shkeljes së armëpushimit dhe retorikës kërcënuese të SHBA-së.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se delegacioni amerikan që do të jetë në Pakistan do të drejtohet nga zëvendës presidenti JD Vance, dhe pjesë e tij janë edhe iu dërguari presidencial Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner. Trump ndërkohë konfirmoi se forcat e vendit të tij kishin sulmuar dhe sekuestruar një anije iraniane mallrash që u përpoq të çantë bllokadën e vendosur ndaj porteve të republikë islamke.
Ekuipazhi i anijes u paralajmërua të ndalte, por refuzoi të dëgjonte, prandaj anija e marinës sonë i ndali duke iu hapur një vrimë në dhomën e motorëve, u shpreh në një postim në rrjetin e tij social truth social presidenti amerikan, duke iu referuar kështu ngjarjes që ndodhi një ditë më parë kur një anije shkatërruese amerikane qëlloi dhe sekuestroi anijen iraniane në gjirin e omanit.
“Mjeti është tashmë nën kontrollin e marinsave amerikanë dhe po shohim se çfarë ka në bord të tij”, vijoi më tej Trump.
Armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit pritet të mbarojë të mërkurën. Përgjatë këtyre ditëve, presidenti Trump ka përsëritur disa herë kërcënimet për shkatërrimin e infrastrukturës iraniane nëse mes dy vendeve nuk arrihet marrëveshje.
/rtsh.al/