E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkallmuesit e gjuhes

Te marrosur pas politikes pjesa me e madhe e ne qytetareve te ketij vendi por edhe e shqiptareve te diaspores kemi harruar ti themi njeri-tjetrit Miremengjes dhe Puna e mbare E kaluara merite e vjetra qejfmbetjet urrejtja e pashfaqur dot para 20 vitesh lojerat me perndjekje politike te qena e te paqena te gjitha keto duket se kane bere strofull ne disa nga temat me delikate te dites.


Nje prej ketyre temave ku ushtrohet nje trysni e papare eshte gjuha letrare shqipe apo si i thone gjuha standarde. Ne shtyp ne disa televizione nganjehere edhe ne dokumente te shtetit shpeshhere perdoren haptazi trajta dialektore dhe askush nuk merr persiper te na thote se ceshte ky kthim prapa kujt i duhet


Per nje pjese te protagonisteve te kesaj krize a me mire kaosi...po kemi nje lufte mes toskerishtes dhe gegnishtes Mbrojtesit e kesaj te fundit por sigurisht ata me ekstremistet cirren e thone se eshte marre neper kembe gegnishtja madje kemi lexuar brockulla te tilla qe i lidhin perpjekjet per nje gjuhe letrare kombetare me deshirat dhe origjinen e ish-diktatorit Enver Hoxha meqe ai ishte nga Jugu.

Te gjithe e dime se kaosi dhe kriza qofte edhe ne trajtimin e ceshtjeve te tilla si vlerat gjuhesore dhe letrare nuk iu interesojne shqiptareve ca me shume ne kete periudhe perpjekjesh intensive per integrim ne komunitetin Perendimor.


Por letrat e dasive dhe te urrejtjeve krahinore cuditerisht luhen pareshtur dhe me nje kembengulje qe te brengos. Intelektuale me origjine veriore apo edhe nga Kosova sigurisht e para se gjithash disa snobe qe deri me sot i kemi pare te flasin si jo me mire gjuhen standarde madje edhe te shkruajne keso kane filluar papritur te kthehen te hapesirat dialektore dhe kjo nuk ka se si te mos te te habise.


Te duket sikur nje force e cuditshme pa forme pa permbajtje pa histori nje gje qe here duket sikur del nga skutat e ish-Sigurimit te Shtetit here nga ato te ish-UDB-se por ndonjehere te duket sikur i ka zyrat bash ne mes te Tiranes inkurajon pareshtur kaosin apo krizen ne fjale.


Ne keto e siper per fat te keq edhe ndermjet institucionesh e shkencetaresh shqiptare e kosovare po ringrihen trare a mure moskuptimi nga ndonjera pale mund te thuhet se ka veprime force dhe shenja ngutjeje e papjekurie qe veshtire te kuptohet se nga kush frymezohen.


Dite me pare ne emer te Institutit Albanologjik te Prishtines dhe Shoqates se Gjuhes Shqipe te Kosoves 13 albanologe kosovare kane deklaruar bojkotin e konferences shkencore Shqipja ne etapen e sotme politika e pasurimit dhe e permiresimit te standardit e cila organizohet ne kuader te aktivitetit Ditet e Albanologjise qe nis me 15 dhjetor ne Tirane.


Ata jane ankuar se prej Qendres se Studimeve Albanologjike nuk u eshte bere asnje ftese zyrtare per te marre pjese ne kete veprimtari. Nderkohe ata kane deklaruar se jo vetem qe nuk pajtohen me organizime konferencash e diskutimesh te ketilla por kundershtojne vendosmerisht cdo tendence per ndryshimin e parimeve baze te shqipes standarde.


shte per tu shenuar edhe qendrimi kerkues i akademikut Rexhep Qosja sipas te cilit shqipja ndodhet mes dy fronteve dhe ne nje krize morale.


Me te drejte ai ka deklaruar Perpjekjet per ndryshimin e parimeve te gjuhes standarde apo per krijimin e dy gjuheve standarde dialektore perfaqesojne konkretizimin e politikes dhe te ideologjise se shperberjes ne fushen me integruese te jetes sone kombetare te kultures ne pergjithesi dhe te gjuhes ne vecanti.


Moskuptimi ndermjet shkencetareve e studiuesve se paku ne lemin e gjuhes standarde eshte me se brengoses.


Edhe ne kohet me te erreta kur diktatura komuniste kontrollonte fije e per pe gjithe veprimtarite shoqerore dhe madje edhe hollesite e jetes private te shqiptareve per te tundur mire kamxhikun shkencetaret dhe intelektualet e te dy vendeve kane ditur te japin e te marrin.


Ka pasur veprimtari te ndersjella bashkepunime ne fusha te ndryshme te gjuhesise dhe te letersise si te thuash e keqja andej dhe ketej kufijve i mbante shqiptaret shtrenguar rreth luftes per identitetin historik e kulturor per gjuhen letrare kombetare etj. Sot per habine e te gjitheve dikush ben thirrje te kthehemi prapa te te folmet krahinore te dialektet te tollovia.


Kjo eshte nje pergjegjesi e madhe qe smund ta mbajne dot supet e brishta te disa gjojagjuhetareve e albanologeve te paafirmuar intelektualet e te dy vendeve nuk mund ta percjellin gjithcka ne heshtje sikur te ishte fjala per fije preshi.
Se fundi duhet te bejme nje shtjellim te cilit i jemi qasur edhe me pare.


shte tjeter gje te kerkosh pasurimin e gjuhes standarde me elementet e munguara te gegnishtes dhe kjo eshte e domosdoshme eshte tjeter gje te vesh ne vend vlera dhe kontribute te individeve apo zonave te caktuara qe per nje arsye a nje tjeter dikur jane mohuar. Bie fjala ne kemi folur per rimarrjen me doemos te Konferences se Mukjes apo per Kryengritjen e Postribes etj.


Por te kerkosh permbysjen e vlerave te fituara me shume sakrifice te kapesh pas sloganit historia fillon me mua te sillesh ne menyre bajraktariste duke share e nemur gjuhen standarde duke kerkuar dy apo tre variante keso gje qe askund nuk ndodh ne boten moderne kjo eshte e ceket dhe dashakeqe. Te shpresojme qe dikur kjo dalldi do te ndalet pasi qe protagonistet e paafirmuar te kuptojne se cdo gje e ka nje cak.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›