E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pak metra mbi steriotipin

Dyzetepese minuta per te filluar shfaqja e nje filmi qe seshte i industrise amerikane. Bashkeprodhimi gjermano-shqiptar i ketij viti Shqiptari kaloi neper telin me gjemba te 3D-ve reklamave per kater filma amerikane - spektatoret ishin pajisur me gjyzlyket si te Shoqeria e Spektaklit.


Regjisori gjerman Johannes Naber qe kishte ardhur per premieren ne Tirane tha megjithate me nje ton te bute se gjithe sa kishim pare deri ne ate moment pritje per punen e tij seshte prej Shqiptarit ska te beje me filmin e gjate artistik i pari ne krijimtarine e tij.


Naber tregoi dje rezultatin e kerkimit 10-vjecar ne vajtje-ardhjet drejt Shqiperise. Dhjete vjet mund te shkojne dem kur i shtyre nga deshira per te tejkaluar steriotipet mbi emigrantin humbet distancen per te qene i hidhur sa i duhet i vertete sa duhet po edhe i dashur sa duhet. Kjo sa duhet do te thote se nuk u pa ne ekran nje Shqiptar trondites godites.


Xhelilaj eshte ne lojen e tij me te mire te angazhimeve te fundit dhe do ishte e padrejte qe naiviteti qe i vishej kesaj figure ti llogaritej atij. Duket se problemi nuk eshte tek zhvillimi dramaturgjik i karakterit madje karakteri i Arben Shehut nga Bajram Curri ecen here-here me mire se vete drama.


Autoret e skenarit jo pak po pese vete Ani Spahivogli e vetmja shqiptare nder ta qe jeton prej me se 20 vjetesh ne Gjermani i kane mbetur besnik njefare naiviteti provincial te emigrantit me qellimin per te thene dicka edhe per shoqerine qe e priti.


Edhe per kete ane pervec disa skenave te nates ne kufirin gjermano-polak Shqiptari nuk ka vend per guximin qe duhet te tregoje nje artist kur thyen kanonin mbi nje fenomen. Naber ben sikur denoncon keshtu qe balanca fiktive per treguar se ceshte Gjermania dhe ceshte shqiptari emigrant i ngjan nje kompromisi etik.


Po te mbaheshin parasysh armiqesite dhe provat e antihumanizmit qe jane shfaqur rreth figures se emigrantit shqiptar do duhej qe Naber te falenderohej per shpirtin e nje regjisori romantik ne shekullin e XXI.


Fotografia shume mire por jo topografia qe perplasej me filma te tjere shqiptare ku protagonist ka qene pikerisht Xhelilaj.


I njejti peizazh dhe prape peizazh kur ska gje per te thene.
Muzika po ashtu nje perzierje e zerave dhe kengeve te jugut. Dhe shume klarinete.
Ngjarjet e kane origjinen ne Bajram Curri dhe pjeserisht zhvillohen aty.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›