E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkarkim politik”, Avokati i Veliajt: Nuk ka shkelje, mosparaqitja në punë për shkak të arrestimit

Ka marrë fjalën në seancën e Gjykatës Kushtetuese avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiri.

Sipas tij, mosprezenca e tij në punë ka ardhur si pasojë e arrestimit, ndaj mund të quhet shkelje, ndërsa e konsideroi shkarkimin si politik.

Mbrojtja tha se veprimet e ndërmarra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk veproi mbi bazat ligjore por ndërmori veprime të motivuara politikisht. Mbrojtja përmendi se neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

Po ashtu, mbrojtja përmendi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Endri Shabani drejtuar këshillit Bashkiak për shkarkimin vetëm pak ditë pas arrestimit të Veliajt në muajin shkurt. Po ashtu edhe kërkesën pas tre muajsh mosparaqitjeje në detyrë të veliajt, të bërë nga këshilltarët e PD-së në Bashki. Këto kërkesa, thotë mbrojtja, nuk u morën parasysh, por në ditën kur u votua propozimi i këshilltarëve socialistë, u votuan edhe këto dy kërkesa të mëparshme.

Erion Veliaj ka dalë sot 31 tetor, nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë personalisht në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka nisur në orën 10:00. Në këtë seancë do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj vendimit të qeverisë, që e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›