E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi Spahiu thirretnga komisioni i ligjeve

Te tjera rreth shkrimit Hazizi Kuvendi e largon si anetar KLD TIRANE ndash Nje dite pasi kryeministri Berisha deklaroi se zv.kryetari i KLD Kreshnik Spahiu do te shkarkohet komisioni i ligjeve therret numrin dy te ketij keshilli. Ne zyren e Spahiut mesohet se sot ne mesdite ka mberritur nje shkrese qe mban vulen zyrtare te Kuvendit te Shqiperise. Nepermjet saj zv.kryetarit Spahiu i kerkohet te paraqitet ne oren 09.30 ne komisionin kuvendor te ligjeve te merkuren. Shkresa ben me dije se komisioni ka vendosur te therrase nje seance degjimore me Spahiun lidhur me veprimtarine e KLD.
Ne Kuvend nuk eshte nderrmarre ende asnje votim lidhur me kerkesen e deputeteve demokrate qe sipas Berishes dje kane propozuar shkarkimin nga detyra te Kreshnik Spahiut.

SI U EMERUA SPAHIU NE KLD
Me nismen per heqjen e Kreshnik Spahiut nga posti i nenkryetarit te KLD-se shumica ndermerr nismen per shkarkimin e njeriut qe ajo vete kishte propozuar ne 2007 per nje nga tre postet e anetareve qe propozohen nga Kuvendi per Keshillin e Larte te Drejtesise.
Ne 2007 Kreshnik Spahiu eshte propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Berisha per postin e nje prej 3 anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne seancen e 19 korrikut 2007 Spahiu arriti te miratohej vetem me votat e maxhorances 69 vota ndersa 11 deputete te opozites qe ndodheshin ne salle votuan kunder tij. Madje opozita ka pasur qendrim te ashper ndaj emerimit te tij por dhe per faktin se kerkoi kohe me shume per te propozuar edhe ajo kandidate alternative perballe tij. Ben Blushi ne ate kohe kreu i grupit parlamentar akuzoi PD-ne se po shperblen Spahiun me emerimin e tij si anetar te KLD-se duke manipuluar shifrat e korrupsionit kur ishte drejtues i zyres Antikorrupsion e njohur ndryshe si CAO.
Jeni ne shkelje te rregullores sepse kur miratuam kalendarin me punime kjo pike nuk ka qene. Jepini mundesi grupeve te tjera parlamentare qe te shprehin kandidate alternative. Ky zoteria ka qene sponsor per ligjin e KLD-se per cfare e amendoi ky kete ligj per tu futur vete. Ka kater vjet qe manipulon shifrat e korrupsionit per tu futur ne KLD. Cfare eshte ky njeri qe votohet vetem ne parlament pa kandidate alternative ju edhe Bamirin po e fusni me kandidature alternative- pat deklaruar Ben Blushi ne seancen parlamentare te dates 19 korrik 2007.
Me 16 nentor 2007 ne Keshillin e Larte te Drejtesise u votua unanimisht per vendosjen e Kreshnik Spahiut ne postin e nenkryetarit te KLD-se duke zevendesuar Ilir Panden te cilit i kishte skaduar afati.
aq/s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›