E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi për imunitetin, Alibeaj: I arritshëm deri në mars

Mazhoranca vijon serinë e akuzave në adresë të ish-kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, për mos zbatimin e ligjit në raportimet për qeverinë.
Deputeti demorat, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në Ora News, jurdikisht i quajti anomali qortimet për vendimin e Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Nishani për emërimin e Kreut të ri të SHISH, duke e cilësuar si tërësisht të bazuar në ligj.
 

Më tej, në të njëtjën linjë edhe me Ministrin Genc Pollo, Alibeaj foli me rezevra për punën e ish-kreut të SHISH.Një nga njohësit më të mirë të ligjit, deputeti Alibeja rrëzon cdo dyshim për mungesë të kohës për mbajten e referendumit për heqjen e imunitetit.
 

Teksa sqaron se për referendumin afirmativ kërkohet shumicë e thjeshtë votash, e më tej brenda 60 ditësh Kushtetuesja jep përgjigje nëse këkesa është në përputhje me ligjin themeltar të shtetit për t`i lënë më pas 45 ditë kohë Presidentit të përcaktojë datën për referendumin, Alibeja thotë se vota popullore është e arritshme deri në mars.
 

Gjatë intervistës në Ora News, deputeti Alibeaj u ndal edhe në cështje të tjera të akutualitetit politik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›