E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana fiton superkupën, vendimtar autogoli i Skëndërbeut

Një autogol i Radas në minutën e 90-të të takimit i dha fitoren dhe titullin e Superkupës së Shqipërisë skuadrës së Tiranës përballë rivalëve të tyre, Skënderbeut.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e 39-të, Taku godet fort brenda zonës. 1-0 mbyllet pjesa e parë e takimit.

Fraksioni i dytë nis me Skënderbeun në kërkim të golit të barazimit. Korcarët këmbëngulën fort dhe vetëm 5 minuta nga rinisja e topit, gjejnë rrjetën kundërshtare me anë të Plakut.

Kur pritej që takimi t`i drejtohej kohës shtesë, një kundërsulm i rrezikshëm i Tiranës gjen të papërgatitur futbollistin e Skënderbeut, Radas që gabimisht shtyn topin në rrjetë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›