Shkarkimi i Selvi Beçajt, padi ministrit Haxhinasto
TIRANË- Selvi Beçaj, vajza e kry etares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj padit Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Përmes një padie civile të depozituar në gjykatën e Tiranës ditën e djeshme, Selvi Beçaj, kërkon pavlefshmërinë e urdhrit nr 21 date 24.01.2012 të Ministrit të Puneve të Jashtme “Për lirim nga detyra”.
Për më shumë se një vit, vajza e kryegjykatëses ka punuar si diplomate në ambasadën shqiptare në Vjenë. Por, krejt papritur në fund të janarit, kur Selvi Beçaj ishte me leje lindjeje, ministri i Jashtëm Haxhinasto, firmosi urdhrin për lirimin e saj nga detyra.
Disa kohë më vonë, në kohën kur u publikua video “Meta-Prifti”, emri i Selvi Beçajt u përmend direkt në bisedë nga ish-zv/kryeministri.
Ky i fundit, i bënte me dije ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti të vepronte për dhënien e një koncesioni, pasi edhe nëse çështja do të shkonte në Gjykatën e Lartë, do ta zgjidhte vetë ai, pasi vajzën e Shpresa Becajt, e kishte emëruar në ambasadë.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)