Crociera Costa Allegra, zjarr në bord
Costa Allegra është simotra e Costa Concordia, pas fatkeqësisë së kësaj të fundit, një tjetër aksident këtë herë pa viktima.
Në bord 1049 persona mes pasagjerëve dhe personelit, kapitaneria bëntë ditur se janë të gjithë mirë.
Anija gjendej në ujërat e Oqeanit Indian, pranë ishujve Seychelles, në orët e pasdites së ditës së djeshme kur një zjarr në sallën e makinerive ka ndalur motorët dhe ka alarmuar pasagjerët.
Flakët janë shuar, e megjithatë është lëshuar sinjali SOS duke qenë se anija ka mbetur e ndalur pas mosfunksionimit të motorrëve. Kapiteni ka mbledhur të gjithë në kuvertë pranë varkave të shpëtimit ndërkohë që komunikonte për ndihmë.
Fatmirësisht nuk ka pasur as viktima e as të plagosur, por pas rastit të Costa Concordia lajmi i Costa Allegra ka qarkulluar me shpejtësi në të gjitha agjensitë e lajmeve.
Crociera është kontaktuar në mbrëmje nga një peskerec i drejtuar atje pas alarmit, mendohet që anija të tërhiqet deri në grigjet pranë prej dy rimorkiatorëve të cilët gjithashtu janë nisur në drejtim të crocieres, dhe aty të zbarkohen pasagjerët dhe personeli.
(ar.si/BalkanWeb)