E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Spahiut, i pamundur

Share

Edhe pse Partia Demokratike ka vendosur tashme te tentoje shkarkimin e numrit 2 te KLD, Kreshnik Spahiun, nëpërmjet një komisioni hetimor, juristet deklarojnë se kjo është ligjërisht e pamundur pasi vendimi për mandatin e nënkryetarit i takon KLD dhe jo parlamentit. Sipas Hazizajt kjo lëvizje është politike për sa kohe qe mungojnë arsyet ligjore dhe vetëm sa faktorizojnë Kreshnik Spahiun. Nesër pritet qe Komisioni i Ligjeve te shqyrtoje nismën e deputeteve demokrate për ngritjen e komisionit hetimor, i cili ka një mandat 3-javor për te listuar shkeljet ligjore dhe kushtetuese për te cilat Kreshnik Spahiu duhet te shkarkohet. Kjo nisem vjen 6 muaj para se Spahiut t’i mbaroje mandati si nënkryetar i KLD, ndërkohë qe ai vete ka lënë te kuptohet se do te japë dorëheqjen ne maj, kur te krijohet partia Aleanca Kuq e Zi./Vizion plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›