Shkarkimi i anetarit Muho ne KQZ LSI leter trojkes se ambasadoreve
Lëvizja Socialiste për integrim ka shkuar më tej në reagimin e saj lidhur me vendimin e Komisionit të Ligjeve për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në komision qendror të Zgjedhjeve. Papajtueshmërinë për këtë vendim e ka shprehur edhe nëpërmjet një letre të dërguar trojkës së ambasadorëve, ku kërkon reagimin e menjërshëm të tyre në funksion të parandalimit të përshkallëzimit të situatës dhe në interes të ruajtjes së standarteve të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit.
Sipas kësaj force politike situata është jashtëzakonisht kritike dhe mund të minojë legjitimitetin dhe integritetin e të tërë procesit.
Në mesazhin e dërguar trojkës së ambasadorëve sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Ylli Manjani thekson se Ilirjan Muho është zgjedhur në këtë detyrë në përputhje me Nenin 14 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për një mandat 6 vjeçar që prej zgjedhjes së tij.
Për LSI-në kjo është një lëvizje politike e Partisë Demokratike, me natyrë destabilizuese e cila politizon hapur KQZ dhe kërkon të vendosë mazhorancë të dhunshme politike në procesin e menaxhimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013 dhe pritet të shpërndahet edhe në Komisione të niveleve të tjera.
LSI konsideron se kjo është një proçedurë e jashtëligjshme dhe në thyerje flagrante të Kodit Zgjedhor, ndërsa thekson se do të reagojë politikisht dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për bllokimin e këtij akti të dhunshëm dhe shqetësues politik. “Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që politika të ndërhyjë në çështjet e brendshme të KQZ dhe nuk do të tolerojmë asnjë tentativë për kompromentimin dhe manipulimin e procesit zgjedhor”- thuhet në letrën e LSI-së për ambasadorët.
Komisioni i Ligjeve miraton kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra anëtarit të LSI në KQZ
Me lëvizje të shpejta demokratët po rifitojnë mazhorancën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e humbur që prej 3 prillit, kur LSI kaloi në opozitë.
Brenda 2 orësh Komisioni parlamentar i ligjeve aprovoi kërkesën e firmosur nga Astrit Patozi për lirimin nga detyra të Ilirjan Muhos qe u zgjodh në KQZ si propozim i LSI-së, kur ajo ishte në qeverisje. Barazpeshimi politik si parim themelor i kodit zgjedhor ishte thelbi i kërkesës së grupit parlamentar demokrat.
Duke folur në emër të LSI-së Nasip Naço, tha se kjo nuk është gjë e re për LSI-në. Dy herë ia ka hequr të drejtën e anëtarit aleatja aktuale Partia Socialiste
Menjëherë pas lirimit të Muhos nga detyra e anëtarit të KQZ, opozita u largua dhe nuk priti dëgjimin e dy kandidaturave të republikanëve Klement Zgurit dhe Patriot Cobos për vendin vakant që krijohet. Kriteret i plotësojnë të dy, por eksperienca 21 vjeçare në administratën zgjedhore favorizon Zgurin
Zëvendësimin e anëtarit të LSI me një nga kandidaturat e republikanëve pritet ta konfirmojë mazhoranca në seancën parlamentare të së enjtes. Mbetet për t’u parë nëse LSI do të kërkojë komisionerë si forcë e dytë e opozitës dhe nëse PS do ta quajë të ligjshmë apo të paligjshme kërkesën e saj. Nëse ndryshon qëndrim LSI rifiton vendin në KQZ, por e humbet PBDNJ.
Reagimi i LSI-së
Kërkesat e PR dhe të PD për rikonfigurimi i KQZ-së pas largimit të LSI-së nga qeveria, për nënkryetarin e kësaj partie Ylli Manjani i cilësoi ato si të papajtueshme me ligjin.
“PR dhe PD kanë papajtueshmëri në atë që kërkojnë. KQZ është ndërtuar mbi bazën e një kodi zgjedhor konsensual, anëtarët e KQZ janë emëruar në bazë të kodit dhe shkarkohen po sipas tij, s`ka të bëjë politika. KQZ është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe tendenca për ta politizuar dhe ndryshuar konfigurimin është një cenim për procesin zgjedhor. S`duam të paragjykojmë as komentojmë askënd për këtë çështje”, deklaroi Manjani.
Rama: Prekja e KQZ, dhunë antikushtetuese, rrënon më shumë imazhin e vendit
Kryesocialisti Edi Rama dënoi kërkesën e mazhorancës për të liruar nga detyra anëtarin e LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas kalimit të saj nga Qeveria në opozitë. Nga profili i tij në Twitter, Rama deklaroi se prekja e KQZ-së me dhunë antikushtetuese tregon se çfarë regjimi do të shporrin socialistët në 23 qershor dhe se çfarë paniku ka mbërthyer Berishën. Rama shtoi se prekja e KQZ-së rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit.