E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca aprovon ligjin per LGBT

Franca është shumë pranë aprovimit të martesave ndërmjet personave të të njëjtit seks. Me 179 vota pro dhe 157 kundëër, senati francez ka aprovuar artikullin e parë të projektligjit për martesat ndërmjet homoselskualëve. Pas votimit nga ana e senatit dhe faktit që nuk është bërë asnjë amendim pritet vetëm votimi përfundimtar. Projektligji që lejon martesat mes personave të të njëjtit seks dhe adoptimeve nga ana e këtyre cifteve u aprovua me një mazhorancë të gjerë nga ana e Asamblesë franceze në 12 shkurt. Pas javësh të tëra protestash për të parandaluar këtë votim, organizatorët premtojnë tubime të tjera dhe më të mëdha. Kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste franceze Rebsamen u shpreh se kjo votë ishte një fitore kundër homofobisë, për tolerancën dhe demokracinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›