E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Del Neri, vjen Spalleti?

Humbja e turpshme 2-0 ndaj Lecce-s ka bërë që qëndrimi i Gigi Del Nerit në stolin e Juventusit të vendoset në dyshim të thellë.
Disfata ishte veçanërisht e rëndë, pasi fitorja ndaj Interit ngjalli një grimë shpresë për fillimin e një serie rezultatesh pozitive, që do të rikthehenin bardhezinjtë në garë për një vend në Champions League.
 

Presidenti Agnelli ka vendosur që të mos ndjekë politikën e një viti më parë, kur disa trajnerë u ndërruan brenda vitit, por është e qartë që edhe durimi i pinjollit të familjes që drejton pre dekadash Juventusin, ka një kufi.
 

Nëse paraqitjet e skuadrës në fushë nuk do të pësojnë një transformim në 12 javët e mbetura deri në fund, atëherë është e sigurt që Del Neri nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.
”Nuk jemi të mëdhenj”, ishin fjalët e para të trajnerit në konferencën për shtyp pas Lecces, vetëm një javë përpara se ai kishte thënë se “ishin të mëdhenj”, pas fitores me Interin.
Një skuadër e motivuar dhe pa ide, pa se si Lecce luajti shumë më mirë, ndërsa në kuotën e 41 pikëve, bardhezinjtë janë tani shtatë pikë prej objektivit të tyre minimal sezonal, që është vendi i katërt.
 

Nëse kriza do të vazhdojë, atëherë rriten vazhdimisht shanset që Luciano Spalleti të shndërrohet në trajnerin e ardhshëm të klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›