E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Prifti - Meta Minister i Ekonomise

Sipas sekretarit te pergjithshem te LSIse Luan Rama ne nje mbledhje urgjente te kryesise se partise jane propozuar ndryshime ne kabinetin qeveritar. Sipas tij pjese e kabinetit nuk do te jete me ministri Dritan Prifti. Ndryshimet ne LS nderkohe i miratoi edhe kryeministri Sali Berisha.

Pasi diskutoi me shume seriozitet dhe pergjegjshmeri Kryesia miratoi propozimet per ndryshim ne kabinetin Berisha. Si rrjedhoje u vendos qe ti propozohet kryeministrit Berisha qe zevendeskryeministri Meta te emerohet edhe minister i Ekonomise nderkaq Dritan Prifti te lirohet nga detyra. Nderkaq ne vend te Ilir Metes si minister i jashtem te emerohet Edmond Haxhinasto deklaroi Rama gjate nje konference per shtyp.

Dritan Prifti nuk ishte i pranishem ne kete mbledhje pasi sipas Rames ai ishte larguar per shkaqe familjare.

Mirepo ai eshte njoftuar per nderrimin ngase me te eshte komunikuar permes rruges institucionale nga kryetari i LSIse sqaroi ai.

Vendimin e Kryesise per emerimin e Metes ne vend te Priftit per minister te Ekonomise Rama e ka arsyetuar me trendin e zhvillimit qe e synon kjo force politike.

Nderkohe qe sipas tij levizjet jane bere ne baze te performances dhe kontributit qe kane dhene perfaqesuesit e LSIse ne Kabinetin Berisha.

Deshirojme qe Ministrine e Ekonomise ta shnderrojme ne nje instrument institucional per permbushjen e objektivit tone te deklaruar edhe gjate premtimeve elektorale pro edhe per te garantuar me shume transparence dhe seriozitet perfundoi Rama.

Gjate dites kryeministri Berisha ka deklaruar se i pranon ndryshimet brenda partnerit te koalicionit. Ai ka sqaruar se zevendeskryeministri Meta e ka njohur paraprakisht per ndryshimet qe mendon ti beje ne qeveri dhe per ate se planifikon qe ta merrte mbi vete drejtimin e Ministrise se Ekonomise dhe Energjise. Berisha megjithate lavderoi edhe punen e ministrit Prifti duke theksuar se gjate kohes se tij ekonomia e vendit ka shenuar rritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›