E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet konsulli grek ne Korce

Theodhorus Ikonomus

Tirane 18 shkurt NOA 8211 Ministria e Jashtme greke ka shkarkuar sot nga detyra konsullin grek ne Korce Theodhorus Ikonomus. Lajmi konfirmohet nga Konsullata e Greqise e cila deklaron se Ikonomus eshte thirrur ne Athine nga Ministria e Jashtme. Vendimi per largimin nga detyra ka ardhur pas thirrjeve qe ka bere Ikonomus per ndryshimin e kombesise dhe quajtjen e zones se Korces si Vorio Epir.

Vendimi ka ardhur pas kontakteve qe ministri i Jashtem Haxhinasto ka pasur me ambasadorin grek ne Tirane. Nderkohe nga Partia Demokratike Gazmend Oketa ka kerkuar shpalljen non-grata te konsullit.

Nderkohe qe lajmi eshte konfirmuar edhe nga disa media greke gjate dites se sotme. Sipas shtypit ne Greqi Ministria e Jashtme ka terhequr Konsullin e Pergjithshem grek ne Korce. Largimi nga detyra behet disa muaj para perfundimit te mandatit te tij ne krye te konsullates greke ne Korce.

Ikonomus ne 20 vjetorin e themelimit te Omonias ne Korce ka leshuar thirrje anit-shqiptare ndersa u ka kerkuar minoritareve te mos i tremben procesit te regjistrimit te popullsise.

Do te jap edhe njehere te njejtin mesazh Po ekzistojne greke ne Korce. Po vllenjte jane greke. Greke mos u trembni nga regjistrimi i popullsise te shpallni origjinen reale dhe te gjithe atyre qe jane ne dyshim dhe me frike dhe pyesin veten jam me siguri grek ju them nje gje shkoni ne varreza dhe shikoni varrezat e eterve dhe gjysherve tuaj dhe gjuhen ne te cilen jane te shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Jane ne gjuhen greke. Kjo beteje nuk mbaron me regjistrimin e popullates por nis me regjistrimin e popullates greke ka thene pak dite me pare Ikonomus.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeNderrimi i kombesise KLD inspektim ne Gjykaten e KorcesDule Spahiu po sulmon minoritetin grekOMONIA prononcohet per skandalin e konsullit grek ne KorceMeta Montazhieri i deshtuar e nxori drejtesine e ligjit ne bulevardMeta Ina Rama kontrollohet nga kreu i PS LidhjeKombesia konsulli korce largohet shkakrimi Theodhorus Ikonomus Vorio-Epir

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›