Shkatërrimi i digës Kakhova/ Humbin jetën 3 persona nga përmbytjet

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve nga shkatërrimi i digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është e pamundur të parashikohej se sa humbje jete do të kishte si pasojë e përmbytjeve,, teksa kërkoi një “reagim të qartë dhe të shpejtë nga ndërkombëtarët” për të mbështetur viktimat.
“Situata në pjesët e pushtuara të rajonit Kherson është absolutisht katastrofike. Pushtuesit thjesht po i braktisin njerëzit në kushte të frikshme. Asnjë ndihmë, pa ujë, nuk ka mbetur në çatitë e shtëpive në komunitetet e zhytura. Nëse një organizatë ndërkombëtare nuk është e pranishme në zonën e fatkeqësisë, do të thotë se ajo nuk ekziston fare ose është e paaftë”, tha Zelensky, raporton The Guardian.
Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur “pa akses normal në ujë të pijshëm” pas shkatërrimit të digës. Udhëheqësi ukrainas tha se evakuimi i njerëzve dhe sigurimi urgjent i ujit të pijshëm ishin prioritetet kryesore.
Diga Nova Kakhovka në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Kherson të Ukrainës u hodh në erë më 6 qershor. Ukraina ka fajësuar Rusinë për shkatërrimin e digës, ndërsa Moska akuzon Kievin për sulmin.
Diga, 30 metra e lartë dhe 3.2 km (2 milje) e gjatë, u ndërtua në vitin 1956 në lumin Dnieper si pjesë e hidrocentralit Kakhovka. Diga mbante një rezervuar me të njëjtin vëllim si Liqeni i Kripur i Madh në Utah dhe gjithashtu furnizonte me ujë gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në 2014, dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është gjithashtu nën kontrollin rus.
Diga përshkon lumin e madh Dnieper të Ukrainës, duke mbajtur prapa një rezervuar të madh uji. Rezervuari i madh që përmbante, mban pothuajse të njëjtin vëllim si Liqeni i Kripur i Madh në Juta.
/rtsh.al/