E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukrainë/ Përmbytjet pas shkatërrimit të digës, Kryqi i Kuq: Minat tokësore të zhvendosura, shqetësim i madh

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit vazhdojnë pas shkatërrimit të digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore të martën e cila përmbyti 30 komunitete përgjatë lumit Dnipro.

Minat tokësore të zhvendosura kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për banorët në rajonin Kherson, ka paralajmëruar Kryqi i Kuq.

“Ne e dinim se ku ishin rreziqet, tani ne nuk e dimë. Gjithçka që dimë është se ata janë diku në drejtim të rrymës,” thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq..

Ndërkohë, Nataliya Humeniuk, një zëdhënëse e Komandës Jugore ushtarake të Ukrainës tha se shumë mina kundër këmbësorisë në zonat e pushtuara nga Rusia. janë zhvendosur, duke u shndërruar në mina lundruese.

“Ato paraqesin një rrezik të madh”, tha ajo, duke shpjeguar se ka të ngjarë të shpërthejnë nëse përplasen ose godasin mbeturinat./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›