E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet e vidhet nekropoli i Apolonise

Parku Arkeologjik i Apolonise ne Fier eshte bere serish pre e grabitesve si dhe e bastisjeve. Pas shkaterrimit, disa jave me pare te nje pjese te mire te tij ne shetitores si dhe prerjes se telave te telekomunikacionit e energjise, ka qene nekropoli ai qe kesaj radhe eshte kthyer ne objekt te lakmuar per grabitesit. Sipas burimeve zyrtare nga parku i Apolonise mesohet se, dy dite me pare, eshte shkaterruar nje pjese e madhe e nekropolit. Ky i fundit ndodhet ne afersi te fshatit Kryegjate, te komunes Dermenas 15 km larg nga qendra e parkut, pergjate nje kodre mbi fushen e Levanit. Largesia gjeografike nga perfaqesia e Parkut Kombetar te Apolonise e ka shmangur vigjilencen e sherbimit te punonjesve te ketij parku, te cilet te alarmuar kane raportuar eproret e tyre per nderhyrjen e radhes shkaterruese mbi kete park e pikerisht mbi pjesen e nekropolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›