Shkatërrohet një rrjet trafikimi, 75 të arrestuar

Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar një rrjet të trafikimit njerëzor, i cili kontrabandonte migrantë kinezë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.Autoritetet thanë se kanë arrestuar 75 persona në Spanjë dhe në Francë, përfshirë operativët kryesorë të bandës, të cilët e kanë pasur bazën në Barcelonë.
Policia po ashtu ka konfiskuar dhjetëra pasaporta të falsifikuara nga vendet aziatike.
Mësohet se banda ka marrë më shumë se 40 000 euro nga personat kinezë, për t’i kontrabanduar ata në vendet evropiane si Britania e Madhe, Irlanda, Turqia, etj./Indeksonline/