Reduktime të rrymës elektrike në Ferizaj

Nga 11 gushti e deri më 22 të këtij muaji do të kryhen punimet përfundimtare në nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj), në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për rehabilitimin e stabilimenteve të tensionit të lartë, njofton KOSTT. Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje, të dielën, më 11 gusht, nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e stabilimenteve 110 kV (kilovolt) në NS Ferizaj 1, dhe si rezultat qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.
Në vazhdim, nga ora 08:00 deri në 11:00, të njëjtën ditë, do të ketë kufizim në furnizim me energji elektrike për 50 %, ndërkaq nga ora 11:00 e së dielës e deri në përfundim të punimeve qytetarët që furnizohen nga NS Ferizaj 1 do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike prej 2 MW (megavat) deri në 14 MW, varësisht nga ngarkesa./Indeksonline/