E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar!

Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës

Teksa gdhihej 20 janari, Polizia e Reggio Emilias në Itali ka goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila ishte aktive prej vitesh në territorin italian dhe jashtë tij.

Me urdhër të Gjykatës së Bolonjës, AntiMafia italiane ka arrestuar nëntë persona: tetë me origjinë shqiptare dhe një shtetas italian. Ata dyshohen se janë pjesë e një strukture të organizuar kriminale të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike. Prokuroria e Bolonjës bën me dije se me arrestimet e fundit është goditur maja e organizatës

Forcat e rendit kryen arrestime dhe kontrolle në disa provinca, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, por edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me autoritetet e huaja dhe Interpol.

Sipas hetimeve, organizata kishte ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm furnizimi dhe shpërndarjeje droge. Kokaina, hashashi dhe marijuana vinin nga Amerika e Jugut, Europa Veriore dhe Spanja. Ato transportoheshin drejt Italisë të fshehura në kamionë me ngarkesa frutash dhe perimesh dhe më pas shpërndaheshin në tregun vendas përmes korrierëve.

Një element kyç i hetimit ka qenë përdorimi i platformës së koduar SkyECC për komunikimet mes anëtarëve të grupit. Analiza e bisedave, e realizuar nga autoritetet franceze, ka lejuar hetuesit të rindërtojnë strukturën e organizatës, rolet e secilit prej tyre dhe lidhjen e vazhdueshme mes episodeve të trafikut.

Vetëm në gjashtë muaj monitorimi, grupi dyshohet se ka trafikuar mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1.000 kilogramë hashash e marijuanë, duke gjeneruar fitime që llogariten në miliona euro. Bisedat e përgjuara tregojnë se të dyshuarit diskutonin hapur çmimet, dorëzimet e mallit dhe madje edhe sekuestrimet e kryera nga policia.

Gjatë kontrolleve në provincën e Brescia-s, një shtetas maroken u arrestua në flagrancë pasi iu gjetën mbi dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 5.800 euro para në dorë, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës.

Operacioni “STURL ONE” është vazhdim i hetimeve TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, të cilat në vitet 2021 dhe 2022 çuan në 35 masa arresti. Ato kishin zbuluar praninë e disa grupeve kriminale në Reggio Emilia që bashkëpunonin mes tyre për furnizimin dhe shpërndarjen e drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›