E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump ngre flamurin në Groenlandë

Donald Trump nuk heq dorë nga qëllimi për të marrë kontrollin e Groenlandës dhe pasioni i tij arrin deri aty sa të gjenerojë një foto me inteligjencë artificiale, ku shfaqet në territorin e ishullit arktik duke ngulur flamurin amerikan në dëborë, bashkë me zëvendëspresidentin dhe sekretarin e shtetit.

Fotoja shoqërohet me mesazhin e qartë se Groenlanda do të jetë territor i SHBA-ve brenda këtij viti.

Duke folur për gazetarët në Florida, para nisjes për në Forumin e Davosit, të bojkotuar nga Danimarka, Trump e quajti të panegociueshme marrjen e Groenlandës.

Sipas tij, ishulli është një pikë kyçe për sigurinë globale, të cilën Danimarka nuk e mbron dot dhe as nuk shkon atje.

LEXO EDHE: Kush është miliarderi që qëndron pas vendimeve të Trump për Groenlandën?

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›