Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 1006 shoferë në Shkodër

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Policia Rrugore e Shkodrës ka kryer monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, dhe konkretisht: 41 masa për parakalime të gabuara; 193 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë; 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 20 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar; 494 masa për parkim ose qëndrim të gabuar; 222 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
/m.q/r.e/