IGJEO: Reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe pasditen e sotme

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, parashikohen gjatë pasdites së sotme në gjashtë qarqe të vendit, ndërsa të hënën priten reshje të dobëta, sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO).
Sipas IGJEO-s, reshjet dhe shtrëngata afatshkurtra do të përfshijnë gjatë pasdites së sotme qarqet Kukës, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta shiu.
Për ditën e hënë, IGJEO parashikon reshje të dobëta, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 16 deri në 21 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 13 deri në 22 gradë në zonat e ulëta dhe nga 8 deri në 17 gradë në zonat malore.
Era pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar gjatë të dielës dhe ditës së hënë, me momente të forta kryesisht në zonat bregdetare dhe malore.
1 nga 2/e.xh/t.r/