Shkeli perimetrin e sigurisë, 500 mijë lekë të rinj gjobë drejtuesit të mjetit lundrues në Shëngjin

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia Kufitare në Shëngjin gjobiti drejtuesin e një mjeti lundrues pasi shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Policia njoftoi se gjatë monitorimit të zonës bregdetare, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, kanë evidentuar një mjet lundrues që kishte hyrë dhe po lëvizte me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e pushuesve që po bënin plazh. Rasti është publikuar edhe në portalin JOQ.
Sipas policisë, në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. M., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj, si dhe u bllokua mjeti lundrues.
/m.q/a.f/