Përndiqte 23-vjeçaren dhe i kishte hapur profile denigruese në rrjete sociale, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë këtë të mërkurë (17 janar), i akuzuar se ka përndjekur një grua. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet G. G., u denoncua nga një 23-vjeçare.
Sipas të resë, ai e përndiqte prej një kohe të gjatë dhe po ashtu i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, duke i sjellë shqetësime.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/