Shkelje e barazisë në tendera, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet ndaj ish-ministres Balluku

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas SPAK, ky vendim është marrë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Balluku është pezulluar nga detyra dhe aktualisht mban vetëm mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për procedura të tjera, përfshirë ato të Unazës së Madhe.
Balluku ndodhet nën hetim nga SPAK që prej tetorit të vitit të kaluar.
/rtsh.al/