E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkelje të shumta në Rrugën e Kombit, Policia Rrugore me postblloqe dhe radarë

Esat Jahjaga, rapsodi nga Gjakova ishte njeri prej shkelësve të shumtë të rregullave të qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Pas verifikimit të shpejtësisë me radar iu nënshtrua edhe ndëshkimit administrativ me gjobë.

Për Esatin ishte gjoba e 20 që prej marrjes së lejes së drejtimit. Natyrisht që është i ndërgjegjshëm për shkeljet e kryera në rrugë.

Shpejtësia tej normave të lejuara, e cila është shkelja me numrin më të lartë të drejtuesve të mjeteve në shumë raste është kthyer në tragjedi për përdoruesit e rrugës.

Mesazhet gjithmonë janë të ndjeshme, aq më shumë kur vijnë nga një nënë teksa udhëton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, pa harruar edhe këngëtarin Esat Jahjaga.

Policia rrugore që merret me monitorimin e Rrugës së Kombit ka ngritur postblloqe, por edhe patrulla të lëvizshme për të monitoruar trafikun në këtë aks të rëndësishëm, trafik që vit pas viti vjen e rritet, shoqëruar edhe me aksidente me pasoja të renda të humbjes së jetës së përdoruesve të rrugës.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›