E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkëlqen Matvei Petrov, medalje ari në Kupën e Botës

Gjimnasti Matvei Petrov ka arritur të sigurojë medalje ari për Shqipërinë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Varna të Bullgarisë. Në disiplinën e kalit me doreza, sportisti i natyralizuar shqiptar, arriti të rrëmbejë vendin e parë.

Petrov grumbulloi 14.800 pikë duke lënë pas Abdulla Azimov të Uzbekistanit dhe Artur Davtyan të Armenisë. Kështu, arrin të mbledhë pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›