E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha: Takimi im me Fazlliçin një trillim i ulët

Shkëlzen Berisha në një deklaratë për shtyp ka përgënjeshtruar kryeartikullin e një të përditshme ku citohej se ai është takuar me biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç dhe tema e takimit ka pasur lidhje me shitjen e energjisë.
"Duke mos dashur t'ju humbas asnjë sekonde lexuesve mbi arsyet politike dhe financiare që shtyjnë z. Koco Kokëdhima për të botuar shpifjen e radhës ndaj personit tim dëshiroj t'i bëj me dije opinionit se unë nuk kam diskutuar kurrë, asnjëherë dhe me askënd çështje të shit- blerjes së energjisë elektrike ! Për më tepër takimi i supozuar midis meje dhe z.Fazlliç në dt 4 Janar është gjithashtu, fund e krye, një trillim i ulët i artikullshkruesit" thuhet në deklaratën për shtyp të Shkëlzen Berishës.
Më tej Shkëlzen Berisha thekson se "në pamundësi për të hedhur në gjyq gazetën në fjalë dhe në respekt të një angazhimi familjar për të mos ngritur padi penale e civile kundër medias, e ftoj z. Kokëdhima apo këdo tjetër që të provojë shpifjet në fjalë ose të kërkojë falje publike për mashtrimin e radhës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›