Aksident në Lushnje, autobusi me emigrantë del nga rruga
Rrethrrotullimi i hyjes jugore të Lushnjes është bërë sërish skenë e daljes nga rruga të një autobuzi të linjave me Greqinë.
Autobusi me targa Tr 2362 F, udhëtonte nga Athina në drejtim të kryqytetit shqiptar. Mjeti me të cilin udhëtonin 18 pasagjerë ka dalë nga rruga në pjesën më të vështirë, rreth orës 06:30 minuta të së enjtes.
Për fat të mirë dalja nga rruga e autobusit nuk shkaktoi plagosjen e pasagjerëve, por vetëm dëme dëmtimin e mjetit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore të cilët kanë bërë ekspertizën.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të autobusit.
Ndërkaq, udhëtarët në autobusin e dalë nga rruga janë transportuar për në destinacione me mjete të tjera.
Pika e rrethrrotullimit në hyrjen jugore të Lushnjes është bërë edhe herë të tjera shkak për daljen nga rruga të mjeteve që udhëtojnë në këtë aks.