Shkëmbi: Apoeli superior, na mungon një sulmues
Qyteti juglindor ndihet i shokuar nga humbja e Skënderbeut me Apoelin. Teksa gjithçka ishte duke u përjetuar si një ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme, fundi ka qënë tejet i hidhur. Në fakt, të parët që kanë filluar të reagojnë janë tifozët për zhgënjimin që pësuan, ndërsa drejtuesit e klubit të futbollit i ka mbuluar heshtja. Por, kapiteni i korçarëve Bledi Shkëmbi e le pas historinë e humbjes, megjithëse sipas tij defektet kanë qënë të shumta. Ai mendon se të gjithë duhet të përqëndrohen vetëm te kampionati për të siguruar një tjetër titull dhe më pas një tjetër sfidë në Champions League. “Rezultati i dobët erdhi nga rivali ynë që vinte me një kualitet shumë të lartë në raport me ne. Mendoj se duhet të kishim luajtur më fort. Por pavarësisht se dhamë aq sa mundëm në fushë, nuk mund të bënim dot diferencën. Apoeli është një skaudër e madhe për nga niveli në raport me ne, që debutonim për herë të parë. Madje ky ekip çdo vit kalon dy apo tre ture në Champions. Sigurisht që ne kishim presionin e një ndeshje të madhe që do të luanim. Situata ishte tejet e karikuar pozitivisht dhe kjo na shtoi përgjegjësinë, ndërkohë që ashtu si e theksova dhe më lart, Apoeli është një skuadër që eksperiencat e suksesshme në Champions League i ka patur të shumta”, ka pohuar për Mapo një nga lojtarët më të rëndësihëm të mesfushës korçare. Shkëmbi nuk ndihet kursesi mirë që gjërat nuk ecën ashtu si duhet për të patur të paktën një rezultat që do të ishte ai i barazimit, por i qetëson dhe tifozët duke iu bërë të ditur se ekipi i tyre i zemrës nuk mund të fitojë përherë. Por duke i parë tashmë gjërat me sy më kritik kapiteni i bën skanerin ndeshjes që raport me lojën e dobët dhe repartete që gati nuk reagun në disa raste fare. “Reparti më problematik siaps meje ishte mesfusha. Si repart në të gjitha komponentët e tij gjatë lojës u paraqit shumë dobët. Ekipit tonë ka kohë që i mungon një sulmues i mirëfilltë. Do Santos tregoi se ishte një lojtar i shpjetë. Unë di që drejtuesit e klubit janë duke menduar që për kampionat të gjenë patjetër një sulues të mirë, pasi këtë problem e kemi patur të hershëm dhe na ka sjellë jo pak shqetësime. Me perforcimet e tjera që do ketë ky repart besoj se do kalohet dhe ky ngërç në këtë drejtim. Ky ekip ka shumë përpara, pavarësisht kësaj humbje. Na duhet të mendojmë për kampionatin dhe për titullin e radhës që do të punojmë për ta sjellë në Korçë”, ka përfunduar kapiteni i korçarëve