Shkëmbimi Kaka-De Sciglio?

Milani dhe Real Madridi mund të bëjnë një shkëmbim interesantr në fundin e afatit kalimtar. Së fundi po përmendet shkëmbimi mes Leite Kakas dhe mbrojtësit të ri, De Sciglio.
Carlo Ancelotti thuhet se e ka propozuar këtë shkëmbim. Ancelotti ka kërkuar nga krerët e Realit transferimin e De Sciglios por që Milani ka thënë se nuk ka gjasa që mbrojtësi të largohet.
Në anën tjetër, Adriano Galliani thuhet se po e ëndërron rikthimin e Kakas dhe se shkëmbimi me De Sciglion është mënyra më e lehtë për të rikthyer Kakan i cili edhe sot kushton shtrenjtë./Indeksonline/