Kështu e nisë Ancelotti

Carlo Ancelotti e ka gati 11-shen e parë për edicionin e ri në La Liga. Trajneri italian thuhet se e ka gati formacionin për ndeshjen e parë ndaj Real Betis.
Para Diego Lopez, Ancelotti ka vendosur për Casillas. Në mbrojtje nuk ka fare dilema. Ramos, Pepe, Carvajal dhe Marcelo do të jenë në mbrojtje. Ozil dhe Isco do të jenë në krah të mesfushës ndërsa në qendër do të jetë Modric me Casemiron.
Ronaldo me Benzeman priten të jenë të avansuar në sulm. Befasisht në përbërje nuk ka vend për Xabi Alonson dhe Khediran./Indeksonline/