Shkëmbyen zjarr në qytet, arrestohet i treti
Përplasja me armë mes një grupi të rinjsh në fillim të qershorit, plagosi një fëmijë
Shkëmbyen zjarr mes tyre duke plagosur një fëmijë, policia arreston një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje. I kërkuari Sajmir Myftari, 26 vjeç, është arrestuar dje në kohen kur po udhetonte ne rrugë me një automjet, është ndaluar nga policia dhe është nxjerrë prej saj forcërisht për ta derguar më pas në dhomat e paraburgimit, ku është marrë në pyetje nga hetuesit.
Policia ka njoftuar arrestimim e Saimir Myftarit, 26 vjeçar, lindur dhe banues ne lagjen 18 të qytetit të Durrësit. Arrestimi i tij u krye pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e kishte shpallur person në kërkim per veprën penale të "Vrasjes me dashje" e mbetur ne tentativë e kryer në bashkëpunim dhe akuzën e "mbajtjes pa leje të municioneve armëve luftarake".
Vepra penale janë konsumur nga Saimir Myftari në ngjarjen e ndodhur më tetë qershor të këtij viti, pas një konflikti për motive te dobëta ai dhe shoku i tij Denis Hoxha, tentuan të vrasin me armë zjarri Brikend Shkozën, 22 vjeç, banor i lagjes 15. Goditja me armë zjarri ndodhi pasi sipas verifikimeve të policisë, ky i fundit kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre me parë. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur mituri J.K 10 vjeç, i cili po luante para pallatit u banonte, në momentin kur Saimir Myftari, sipas policisë, qëlloi në drejtim të Shkozës.
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ndalimi i dy prej personave, Denis Hoxha e Brikend Shkoza. Ndërkaq, Saimir Myftari u shpall në kërkim për t'u ndaluar të dielën në në orën 19.30, ndërsa po udhëtonte me një mjet në Durrës. Përplasja mes të rinjve ndodhi me 8 qershor të këtij viti, ndërsa shkak për ngjarjen, sipas policisë, së Durrësit është bërë një konflikt mes tre personave për motive të dobëta.
Sipas dëshmitarëve, banorë të zonës,sipas fjalëve të banoreve grupi i të rinjve që janë konfliktuar ka qënë më i madh se tre vetë, por më aktivët kanë qenë tre të arrestuarit. Pas ngjarjes efektivët e policisë dhe specialistët e departamentit të hetimit të krimeve nisën hetimin dhe zbardhën autorësinë e krimit sipas tyre, duke arrestuar tashmë edhe tre personat e përfshirë në shkëmbim zjarri.