PS apel vëzhguesve: Vëmendje gjatë numërimit
TIRANË- Partia Socialiste i ka bërë sot apel vëzhguesve ndërkombëtarë e vendas të jenë të vëmendshëm gjatë procesit të numërimit. Gjatë një deklarate për shtyp zëdhënësja e PS ka deklaruar se ka ende kohë për rezultatin, pasi aktualisht janë 25% e votave të panumëruara. Për këtë PS ka kërkuar që numëruesit të jenë të përgjegjshëm për të numëruar votat. Zëdhënësja ka evidentuar disa probleme ku në disa qendra është bllokuar procesit. "Në KZAZ 47 në Tiranë, sekretari PD ka dhënë dorëheqjen; në atë me numër 46 Tiranë, presion mbi grupin e numërimit, ndërkohë që ka probleme në Fier, Lushnje, Vlorë dhe Berat. I bëjmë thirrje monitoruesve, ndërkombëtarëve të ushtrojnë angazhimin e tyre në këtë proces tejet serioz"- tha ajo, duke shtuar se PS-ja ka marrë masat dhe monitorin procesin e numërimit, siguron shqiptarët se asnjë votë e vetme nuk do të mbetet pa numëruar.