Shkenca,hedh një tjetër hap në Klonim e njeriut
Shkenca shënon një hap përpara në klonimin e njeriut.
Janë embrione të klonuara,që mund të përdoren si burim i qelizave staminale,me të cilat mund të krijohet zemra,muskujt,kockat,cipa që mbështjell trupin,apo të gjitha qelizat e trupit të njeriut.
Studimi u publikua në revistën shkencore Cell. Klonimi i embrioneve u arrit nga Universiteti i Oregonit,duke përdorur të njëjtat metoda,që sollën në jetë delen Dolli në Britaninë e Madhe,në vitin 1996.
Ata zhvilluan emrionin deri në fazën e krijimit të rreth 150 qelizave,të mjaftueshme për tu konsideruar embrionale.
Qeliza të lëkurës u morën te një i rritur dhe informacioni gjenetik u vendos brënda një veze të dhunuar,të cilës i ishte hequr AND-ja. Më pas përdoret energji elektrike,për të nxitur zhvillimin e vezës së një embrioni.
Qelizat staminale shihen si shpresa për të ardhëm e mjekësisë,por ka edhe nga ata,që e kundërshtojnë përdorimin e tyre,me argumentin se embrionet,të krijuara në laborator ose jo,janë qënie njerëzore që do të rriten dhe,pikërisht për këtë arsye,që sipas tyre,është e pamoralëshme të kryhen me ta eksperimente. P.K