E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencetaret Termet shkaterrues ne Tokio

Një vit pas tërmetit të fortë që goditi Japoninë, shkencëtarët vendas paralajmërojnë se Tokio mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm që do të shkaktojë vdekjen e mijëra personave dhe dëme katastrofale.

Kështu bën të ditur AsiaOne.com,sipas të cilës, territori metropolitan i Tokios, i populluar nga 35 milionë persona do të ketë një aktivitet tektonik, pasojë e tërmetit nënujor që 11 marsin e shkuar solli tsunamin tragjik.

Kryeqyteti japonez regjistron mesatarisht 1.5 tërmete në ditë dhe është një prej vendeve më të populluara të tokës.

Banorët e Tokios në fakt janë të mësuar të dëgjojnë zakonisht për tërmetet dhe ata reagojnë mjaft shpejt në rast fatkeqesish te tilla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›