Dikush përktheu në shqip librin e monstrumit Adolf Hitler, “Mein Kampf”

Një shtëpi botuese krejt e panjohur (ekziston prej tre vitesh, thuhej sot) është vënë në qendër të vëmendjes mediatike. Të gjitha të përditshmet flasin për të. Arsyeja? Ka përkthyer nga gjermanishtja në gjuhën shqipe, dhe ka publikuar, librin Mein Kampf, autori i të cilit është Adolf Hitler. Shtëpia botuese ka një emër që ngjan me një titull romani të verdhë, Belina H.
Ndërsa vetë botuesi, në një numër intervistash të ndryshme që ka dhënë për gazeta të ndryshme (s’duhet të ketë qenë kurrë i zënë me punë si dje) thotë se e “ka pasur parandjenjën se libri do ngjallte debat”, por mohon të ketë bërë me këtë publikim një operacion marketingu në të mirë të namit të shtëpisë botuese.
Sido që të shkojnë punët me librin dhe me shtëpinë botuese, një gjë është e sigurtë: vetë botuesi u bë një copë herë i famshëm. Quhet Beqir Haluli. /respublika.al/