E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkëndija mposh kampionët e Rumanisë, Drita bie në Danimarkë

Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e luajtur në “Toshe Proeski” në Shkup, skuadra shqiptare mundi me rezultatin 1-0 kampionen e Rumanis, FSCB. Ndeshja e kthimit do të luhet në Bukuresht të martën e ardhshme, në orën 19:30.

Ndërkohë, skuadra kampione e Kosovës, Drita Drita është mundur me rezultain 2-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve nga Copenhagen. Pas një pjese të parë pa gola, kampionët e Danimarkës kanë arritur të shënojnë dy herë me penallti në pjesën e dytë me anë të Mattsson(69’ dhe 76’). Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri”, ora 20:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›