E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër- Dy miliard Lekë familjeve të përmbytura, një muaj para zgjedhjeve

permbytjet-ne-shkoderShkodër- Shumë kohë nga përmbytjet në Shkodër dhe vetëm një muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, banorët e kësaj zone do të mund të marrin këstin e parë të dëmshpërblimeve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i këtij Qarku, zoti Maxhid Cungu i cili mohon që kjo të ketë lidhje me fushatën zgjedhore.

Qeveria ka akorduar një fond prej 2 miliardë lekësh të vjetra për 7571 familjet që përfitojnë pas verifikimit të dëmeve.
Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 842, datë 06,12,2011, Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës , 7 571 familje do të përfitojnë këstin e parë të dëmshpërblimit sipas listave bashkëngjitur vendimit, tha Cungu.

Dëmshpërblimet duke filluar nga data 9 maj 2013, do të ndahen pranë zyrave të Postës Shqiptare në Bashkinë Shkodër dhe në komunat Bushat, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethina, Kastrat, Gruemirë dhe Qendër Koplik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›